HYPER-BABEL (shqip)

(kliko ketu  per te shkarkuar katallogun e plote ne format pdf)

Vështroj disa prej pikturave të mia më të dashura dhe nuk arrij të kuptoj se cila pjesë e imja i ka realizuar. Kërkoj ndihmën njerëzore, por çdoherë përfundoj duke ngritur kokën lart. Lart, në mjedisin blu që e quajmë “qiell”, unë vazhdoj ta kërkoj ndihmën siç e kërkuan mijëra vjet të shkuara paraardhësit e mi, të cilët herë-herë harronin se ajo që ndodhej në qiell ishin ata vetë. Është padije të thuash se nuk e dinin: ata thjesht harronin, sikurse harrojmë edhe sot e kësaj dite në përmasa shumë më të mëdha.

 

Para disa muajsh, duke skicuar figura që zgjateshin drejt qiellit – figura të tipit “kullë”, “mal”, “pemë” ose “fallus” – fillova ta ndiej veten si një Sizif(Sisyphus – sipas mitologjisë greke, mbreti i Korintit, i cili u dënua nga Zeusi me një vuajtje të rendë në botën e përtejme: Szifi duhej të mbartte një gur te madh drejt majës së një kodre nga ku guri binte vazhdimisht poshtë në mënyrë që Sizifi ta vazhdonte angarinë përjetësisht) i devotshëm që ngjitet lart dhe zbret poshtë gjatë gjithë kohës. Kështu ndodhi që ma dha në kokë të shkruaj këto fletë, për tu çlodhur një copë here, për të medituar dhe për të gjetur ndonjë bilanc të mundshëm midis vetes-poshtë dhe vetes-lart. Pasi mbarova, i lexova fletët e mia nga fillimi deri në fund dhe u binda plotësisht se në këtë botë marifeti i Sizifit sapo kishte filluar. Vështrova veten në pasqyrën e mendjes dhe më erdhi mirë që pasqyra funksionoi. Në ato momente, përballë meje, ndodhej vetja ime e preokupuar dhe me një vështrim kërkues. Mora atëhere penën për t’i shkruar parathënien, por ajo që munda të arrij ishte gjithë-gjithë paragrafi i mëposhtëm:

Shkrimi përcjell një përvojë jetësore dhe artistike, e cila debaton me disa vështrime të filozofisë postmoderne të hiper-realitetit(ndër teoricienët më të njohur të “hiperrealitetit”: Jean Baudrillard, Umberto Eco, Albert Borgman). Insinuatat ndaj parimit hyjnor nuk kanë lidhje me ndonjë besim fetar. Është shumë më e thjeshtë: është transmetimi me pak fjalë i intuitës së një artisti që, pasi është mbushur me frymë në gjirin e patricëve dhe të skllevërve mbi tokë dhe nën tokë, ndien se bota është shumë më e madhe, shumë më e vjetër dhe shumë më e re.

Në të gjithë dheun kishte vetëm një gjuhë dhe pak fjalë. Kur njerëzit migruan nga Lindja, ata zbuluan një rrafshinë në tokën e Shinarit dhe u vendosën në të. Dhe ata i thanë njeri-tjetrit: “Ejani të bëjmë tulla dhe t’i pjekim mirë në diell.” Kështu ata siguruan tulla për murin dhe bitum për llaçin. Atëhere ata thanë: “Le të ndërtojmë vetë një qytet, të ngremë një kullë me majën në qiell, dhe të bëjmë një emër për veten tonë që të mos hallakatemi në të gjithë faqen e dheut.”

Dhe Zoti atëhere zbriti poshtë, për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njeriut kishin ndërtuar. Dhe Zoti tha: “Kujdes, ata janë një popull dhe kanë vetëm një gjuhë; dhe ky është vetëm fillimi; asgjë që tani ata kanë ndërmend të bëjnë nuk do të ishte e pamundur për ta. Duhet zbritur, duhet nakatosur gjuha, që ata të mos i kuptojnë fjalët e njeri-tjetrit.”

Kështu, Zoti i shpërndau ata mbi të gjithë faqen e dheut dhe ata e braktisën ndërtimin e qytetit. Emrin ia vunë Babel, pasi Zoti përzieu atje nga e para gjuhën e mbarë dheut. (Genesis – 11)

 

vazhdo..


Featured Photos

Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off

Random Photos

Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off
Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off
Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off

Top Rated

Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5.00 out of 5)
Loading ... Loading ...
Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (7 votes, average: 4.57 out of 5)
Loading ... Loading ...
Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 4.50 out of 5)
Loading ... Loading ...