IMAGO DEI

(kliko ketu  per te shkarkuar katallogun e plote ne format pdf)

“imazhi i Zotit” – term teologjik që shpreh relacionin simbolik midis Zotit dhe njerëzimit. Termi i ka rrënjët në Genesis 1:27, ku “Zoti krijoi njeriun sipas imazhit të vet…” sipas një nënkuptimi më të gjerë është fjala për vetë-aktualizimin e hyjnisë përmes njerëzimit ose manifestimin e hyjnisë përmes njerëzimit.

Gjatë natës, mbi dritaren e dhomës së gjumit projektoheshin skena të çuditshme. Silueta humanësh dhe përbindëshash plazmonin figurat e miteve dhe legjendave që për mua ishin ende të panjohura. Dritat e rrugës luanin me hijet e dy pishave të mëdha të oborrit, depërtonin grilën e drunjë, përthyheshin larmishëm mbi perden e dritares që lëkundej lehtë nga era, duke luajtur kështu me fantazinë dhe frikërat e periudhës sime të fëmijërisë. Nuk me kujtohet nëse ndodhte më shumë gjatë netëve të dimrit apo të verës, por edhe mbi kërcitjet e parketit të vjetër imagjinoja hapa krijesash të çuditshme që lëviznin përreth krevatit. Ndonjëherë ishte tepër e guximshme të shkelje mbi parket, qoftë dhe për të vajtur deri në banjë… Arsyen përse nuk kërkoja të flija në dhomën e prindërve ose të motrës, tani e shoh të ndarë në tre pjesë: E para, sepse duhej të isha trim, e dyta sepse skenat e natës pasardhëse shpresoja të mos ishin edhe aq të frikshme dhe, e treta, sepse ajo kerkesë do të më kishte privuar nga lluksi i sotëm për të kujtuar ngjarje kaq të rëndësishme.

Po ç’ishin ato frikëra dhe fantazira: një gjëndje transi fëminor që i paraprinte botës së artit, legjendës dhe mitologjisë, apo memeplekse(term i trajtuar për herë të parë nga biologu Britanik Richard Dawkins (1967). Origjinon nga “meme”: ide, sjellje, stile që njerëzit i transmetojnë dhe përvehtësojnë nëpërmjet kulturës; memeplexet përfaqësojnë kështu, në analogji me genin biologjik, një njësi të transmetimit kulturor) pamore të transmetueshme në ndonjë formë ende të panjohur? Ndoshta të dyja! Jetova një gjysmë shekulli dhe vetëm tani mu kujtuan. Paksa me vonesë, por i kujtoj dhe i vlerësoj tani, sepse tani arri ta vlerësoj botën e artit e cila kulmon në të shkuarën me periudhën e fëmijërisë së humanëve. Them “kulmon”, sepse arti parahistorik dominon me përmasat kohore, është ende i pashpjeguar, është tepër i bukur për t’u besuar. Simboli dhe Performanca nuk po gjejnë shanse për ta “braktisur” atë periudhë!

Ç’është e vërteta, u dashka arritur njëfarë moshe që egoizmi njerëzor të formatohet në personalitetin individual, të ketë një kuptim dhe të meritohet. U nevojitka përvoja e jetës që ti të realizosh ndjesinë e ligjit biogjenetik(hipotezë biologjike, sipas së cilës zhvillimi i individit nga embrioni drejt rritjes, përfaqëson dhe ngjason me stadet e zhvillimit të llojit të vet, pra nga stërgjyshërit e parë dhe në vijim.), të ndihesh një monadë e universit, një përfaqësim i denjë individual, i shkurtër dhe i shpejtë i historisë së njerëzimit. Parimi hyjnor nuk mund të simulohet dhe as të pretendohet përpara kohe.

Fatmirësisht, ne jetojmë mes realitetesh të krijuara6. Kjo situatë është evidente prej 4000 vjetësh, kur historia e zigurateve, e ngrehinave dhe monumenteve të artit synon majat e qiellit nën modelin Imago Dei, me të gjithë egoizmin dhe pasionet që sot i zbulon aq dukshëm teknologjia e qytetërimit. Në fakt, në qoftë se duam ta shohim të plotë dhe me të gjithë bukurinë e saj të pacënuar, kjo situate vijon prej 40.000 vjetësh me produkte dhe me vepra arti, pa të cilat historia e realiteteve të krijuara do të ishte tepër e mangët… Në këtë mjedis, unë shfrytëzoj komoditetet e artistit: imagjinoj tablonë jetësore ku e shkuara me të ardhmen gjallojnë pambarimisht tani dhe këtu përmes Universit të përfshirë në një hartë tepër modeste, e gjej situatën njerëzore gjithaq modeste në kohëhapësirën 15 miliardëvjeçare të deshifruar deri më sot, dhe nuk nguroj të shpreh frikën e radhës: Kur filozofia postmoderne e hiperrealitetit spekulon me gjykimin se tani “është harta ajo që gjeneron territorin(ekzistenca e “realiteteve të krijuara” nga njerëzimi, trajtohet shpesh herë nga teoricienët e hiperrealitetit si një ekskluzivitet i periudhës së zhvilluar kapitaliste, dmth i teknologjisë dhe zhvillimit që sipas tyre gjenerojnë për herë të parë atë që do të mund ta quanim një “njerëzim i vetëmjaftueshëm”)”, atëhere parimi hyjnor druaj se është deformuar, duke u simuluar dhe pretenduar me shumë nxitim!

vazhdo…


Featured Photos

Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off

Random Photos

Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off

Top Rated

Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5.00 out of 5)
Loading ... Loading ...
Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (7 votes, average: 4.57 out of 5)
Loading ... Loading ...
Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 4.50 out of 5)
Loading ... Loading ...