MAYA

(kliko ketu  per te shkarkuar katallogun e plote ne format pdf)

Simulimi iluziv universal gjendej i mishëruar në mënyrën më të përkryer tek Maya(e konceptuar mbi rrënjën Sanskrite me kuptimin “nuk është ajo” ose “nuk është e vërteta”) – Hyjni e rëndësishme e Hinduizmit, që personifikon botën iluzore.)hindu, një hyjni kjo nga më të rëndësishmet e lashtësisë. Maya ishte Universi fenomenal i dualitetit të perceptuar, ishte veli që mbulonte harmoninë e së vërtetës absolute “Brahman”. Maya gjeneronte aparencën iluzive dhe përfaqësonte të vërtetën e përkohshme. Mjedisi që ne përjetonim nuk ishte mjedisi i vërtetë, por një projeksion i tij, i krijuar prej nesh: Maya, ky realitet fizik dhe mendor i limituar, ishte labirinti në të cilit endej vetëdija jonë e përditshme… Flasim për të shkuarën, por jetojmë të tashmen, atë të tashmen e famshme dhe të përhershme, ku Shlimani rrëmon në gjurmët e mitit dhe zbulon realitetin. Maya është realitet. Në velin iluziv të Mayas bën pjesë edhe hiperrealiteti i fryerë i metropoleve aktuale. Artistët, filozofët dhe besimtarët e çdo kulti përpiqen të depërtojnë velin iluziv të Mayas, sepse kërkojnë akses dhe dritë mbi të vërtetën Universale. Qëllimi i ndriçimit është, si jetë e mot, të kuptohet ajo që filimisht struket në intuitë: Ndarja, dallimi midis vetes dhe Universit është një dikotomi false.

Ritualet e të lashtëve për Aferditën, për Aresin dhe për Mayan duket sikur veniten çdo ditë dhe më shumë. Por një vështrim i kujdesshëm mbi gjuhët, mbi mjetet e komunikimit dhe progresin në përgjithësi, do të na ndihmonte të dallonim një realitet të ndryshëm, ku ritualet, përkundrazi, shtohen dhe transformohen sa vjen dhe më shumë. Çka mbetet e pandryshuar është se, përmes formave të reja, ne sërish komunikojmë brënda universit human. Duket sheshit se me të vërtetën transhendente nuk komunikohet online; ritualet e “inteligjencës artificiale” nuk na e shkurtojnë distancën drejt hyjnisë, edhe pse na çojnë gjithnjë e më larg dhe gjithnjë e më thellë në kohë-hapësirë. Imazhi i Hyjnisë jashtëdimensionale do të ishte i pakonceptueshëm, nëse bota e emocioneve të Artit nuk do na ofronte mundësitë për të parë përtej imazheve dimensionale. Realitetet kohë-hapësinore nuk mund të na lidhin kurrsesi drejtpërsëdrejti me Esencat Ideale që ne i ndiejmë brenda vetes si “identitete të pashmangshme”… Sipas bindjes sime të vetme prej besimtari, IDEJA E SË BUKURËS ËSHTË ELEMENTI MË I FUQISHËM QË NA IDENTIFIKON MBARËHISTORIKISHT NËN SHTRESAT E AKUMULUARA TË ILUZIONIT, TË LUFTËS, TË KRIJIMIT DHE SHKATËRRIMIT, KU JEMI TË ZHYTUR NJËLLOJ SI TË LASHTËT DHE BESOJMË SIÇ BESUAN TË LASHTËT.

***

Pikturat e mëdha kuptohen më mirë kur largohemi dhe i vështrojmë nga distanca e duhur. Shumë herë, e njëjta gjë ndodh me kujtimet. Ngjarjet e së kaluarës kthjellohen në mendjen tonë, pasi jemi larguar mjaftueshëm në kohë. Çudija është se dimensioni fizik i universit kohë-hapësinor ndodhet i gjithi brenda nesh, dhe kjo është shumë më e rëndësishme nga ç’mund ta imagjinojmë…

Në çfarëdo kordinate që ta projektojmë vështrimin, ne duam s’duam depërtojmë brenda vetes. Shfletojmë botën e iluzioneve që mbulon gjithçka, kërkojmë atje të çara dhe, kudo që i gjejmë – në qiell ose në tokë – ne e ndiejmë lumturinë në thellësi të shpirtit. Memorja me përvojën na ofrojnë gjithçka, nëse duam. Rikujtojmë periudhën e fëmijërisë, sepse iluzionet e së njohurës dhe së panjohurës shfaqen atje më hapur dhe më bukur. Ngjarjet e prekshme krijojnë iluzionin e së njohurës, ndërsa ngjarjet e distancuara – iluzionin e së panjohurës. Duhet ta pranojmë: nuk jemi më fëmijë dhe imazhi i qiellit na e përcjell ende iluzionin antik të së panjohurës, ku yjet e largëta të Galaktikës duken më të mistershme sesa neuronet që mbajmë në kokë.

Me imazhin e qiellit ne ndeshemi në malet Kailash(Sanskrit: emri mund të derivojë nga “kelasa” që do të thotë “kristal”. Një formacion tepër i vaçantë në Tibet, që konsiderohej si residencë e Perëndisë Shiva)dhe Ararat(majë vullkanike e fjetur në Turqi. Në tradicionin Judeo-Kristian lidhet me “mallet Ararat”, ku sipas “librit të Gjenezës” stacionoi Arka e Noah), ndeshemi në tarracën e shtëpisë, në dritare, në rrugë, ndeshemi gjatë procesit të imagjinatës, madje edhe në gjumë, kur shkëputja e pjesshme ndaj stimujve të realitetit e detyron trurin të përgjigjet nëpërmjet ëndrrave. Për fat të mirë, kontakteve me qiellin nuk u shmangemi dot në asnjë moment të jetës. Problemi i vetëm është iluzioni: kufiri midis nesh dhe qiellit. “Të penetrosh kufirin”, do të thotë të ndriçosh veten dhe të pranosh realitetin tënd qiellor përmes iluzioneve kohë-hapësinore që ofron historia. Komuniteti dhe historia njerëzore janë kontinumi i domosdoshëm përmes të cilit monada jonë shpirtërore realizon qëllimin e vet final.

vazhdo…


Featured Photos

Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off

Random Photos

Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off
E vecante Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off
Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off

Top Rated

Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5.00 out of 5)
Loading ... Loading ...
Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (7 votes, average: 4.57 out of 5)
Loading ... Loading ...
Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 4.50 out of 5)
Loading ... Loading ...