KRIJIMI I PARË

(kliko ketu  per te shkarkuar katallogun e plote ne format pdf)

Krijimin e parë artistik unë e realizova në moshën dhjetëvjeçare, në papafingon e shtëpisë së vjetër. Ishte piktura ime e parë në vaj, e punuar jo në kanavacë, por mbi kapakun e kutisë së purove që qeveritarët Kubanë i kishin dhuruar tim eti. Peisazhi detar dominohej nga qielli, por favoritët e mi piktorikë ishin malet në formë vullkani dhe dy palmat e larta vertikale. Për herë të parë, në papafingon time të shenjtë, unë penetroja përmes një krijimi kufirin midis meje dhe qiellit. Për herë të parë, atje lart, pa qenë i vetëdijshëm mbi këtë rrugë unike të ndriçimit, unë synoja drejt botës së Formave dhe tentoja art, duke mos përfillur kufirin midis realitetit dhe figurës. Si një masë e mistershme gravitacionale, njolla gjigante e Universit i bënte thirrje shpirtit të zhytur në iluzionet e së përditëshmes, ku simulimi njerëzor kishte pjesën më aktive.

Në majën e çatisë, dera e papafingos kulmonte mbi një verandë trapezoidale dhe e përqaste godinën me një teokali(është fjala për godinat e kultit në formë piramidale të Actekëve) të vërtetë. Sikur ta dija në atë kohë se ç’përfaqësonte një tempull, do të ndihesha keq përpara qiellit. Në lagjen më të “nderuar(është fjala për ish–“bllokun”, lagje ku banonin pushtetarët e periudhës së Diktaturës)” të Tiranës bolshevike, një “axis mundi (gjithashtu “cosmic axis”, “world axis” etj) në religjion dhe mitologji: qendra e botës ose boshti qiellor ku lidhen ose komunikojnë mbretëria e Qiellit dhe ajo e Tokës. Mund të jetë object natyror si mal, pemë etj ose product njerëzor si kullë, tempull, totem-pol etj)”, një shkallare e çdo lloji midis mbretërisë së tokës dhe asaj të qiellit, duhej të ishte tepër e rrezikshme. Për fat të mirë, në disa momente të jetës, situatat e pavetëdijshme janë një thesar i vërtetë. I izoluar nga çdo zhurmë përveç asaj të frymëmarrjes, larg tokës, në lartësitë e intimitetit dhe të fshehtësisë, atje lart, në papafingon e shenjtë, unë mund të bëja çfarë të doja me veten dhe me të gjithë botën. Situatën sublime e përmbyllte interieri i përkorë: divani i drunjtë, komedina e vjetër, nje karrige edhe më e vjetër si edhe raftet e ngarkuara me libra të pluhurosur. Nëse guxoje t’i hapje, dy dyer të ngushta anësore zbulonin labirinthin poshtë çatisë, ku vrimat e tjegullave sajonin me dritën e diellit një dush të artë Olimpik. Duhej të hapje derën e verandës për t’u lehtësuar dhe për t’u bindur që ajo dritë vinte nga qielli…

Kontakti me të Përtejmen mund të realizohej nga një pafundësi pikash referimi, por ngjitja në hapësirën e shenjtë qiellore – iluzive ose jo – ishte ritual i aprovuar nga historia. Njerëzit ndërtonin pirgje me rituale, për t’i gëzuar, për t’i braktisur dhe për të ndërtuar sërish pirgje me rituale.

vazhdo…


Featured Photos

Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off

Random Photos

Ahriman Gallery R... Posted by author icon Arben Theodhosi Jul 20th, 2011 | Comments Off
Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off
Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi Apr 24th, 2010 | Comments Off

Top Rated

Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5.00 out of 5)
Loading ... Loading ...
Vaj-Akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (7 votes, average: 4.57 out of 5)
Loading ... Loading ...
Vaj-akrilik Posted by author icon Arben Theodhosi
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 4.50 out of 5)
Loading ... Loading ...